BRUKSELI SHQYRTON RAPORTIN IBAR, SHQIPËRIA DREJT FAZËS TJETËR TË NEGOCIATAVE ME BE

BRUKSELI SHQYRTON RAPORTIN IBAR, SHQIPËRIA DREJT FAZËS TJETËR TË NEGOCIATAVE ME BE

Këshilli i Ambasadorëve të Bashkimi Europian do të mblidhet këtë të premte në Bruksel për të shqyrtuar raportin e IBAR, në një takim që pritet të nisë në orën 17:00.

Kujtojmë se grupi teknik COELA miratoi një ditë më parë raportin e IBAR, duke i hapur rrugë kalimit të tij në nivelin e ambasadorëve të vendeve anëtare.

Sipas pritshmërive, raporti pritet të marrë miratimin edhe në mbledhjen e sotme, çka do t’i hapte rrugën zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE më 26 maj.

Një ditë më parë, Brukseli konfirmoi zyrtarisht miratimin e draftit të qëndrimit të përbashkët të Bashkimit Europian për Shqipëri, bazuar në raportin IBAR, pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare të unionit.

Dokumenti konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por njëkohësisht edhe një nga raportet më kritike të viteve të fundit për mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar dhe reformave të kërkuara nga Brukseli.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *