Një aksident i rëndë në punë është regjistruar paraditen e së mërkurës në Teqenë e Koshtanit, në Bashkinë Memaliaj, ku një 45-vjeçar ka rënë nga skela gjatë punimeve.
Sipas informacioneve paraprake, Edison Pata dyshohet se ka humbur ekuilibrin nga një lartësi prej rreth 13 metrash, duke pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për trajtim të specializuar.
Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë dhe ai ndodhet në rrezik për jetën.

