Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar datën e protestës së radhës kombëtare.”Në 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme, paqësore që ka njohur vendi.”, njoftoi Berisha.Protesta e kaluar u mbajt në 17 Prill.Pas protestës së 17 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.Kallëzimi është bërë për veprat penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” etj.Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 11 persona, pas protestës së Partisë Demokratike të zhvilluar pasditen e së premtes në kryeqytet (17 prill).Po ashtu, Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 15 persona, mes tyre edhe 2 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, për “Prishjen e qetësisë publike”.Nën hetim është vënë edhe deputeti Klevis Balliu, i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.Sipas Policisë, 5 efektivë mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Gjatë protestës u sekuestruan 45 molotovë, të përgatitur nga protestues për të vijuar sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe punonjësve të rendit.Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë u shoqërua me tensione dhe akte dhune. Pas fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, duke shkaktuar përplasje me Policinë e Shtetit. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata u zhvendos më pas para Parlamentit.Si pasojë e përplasjeve, katër persona u lënduan, mes tyre një efektiv policie dhe tre protestues, përfshirë deputetin Luçiano Boçi dhe aktivistin Aulon Kalaja. Ata u transportuan në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tyre u raportua e stabilizuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *