Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, raportohet se ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë duke u larguar nga Hoffenheim dhe duke kaluar te gjiganti gjerman Borussia Dortmund.
Sipas gazetarit Arlind Sadiku, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratën me Dortmundin, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim. Transferimi i tij shihet si një avancim i madh në karrierën e sulmuesit të talentuar kosovar.
Asllani ka qenë pjesë e Hoffenheimit, ndërsa me këtë lëvizje pritet të bashkohet me një nga klubet më të mëdha në Bundesligë, që njihet për zhvillimin e lojtarëve të rinj dhe konkurrencën në nivelet më të larta të futbollit gjerman dhe evropian.

