TENSION NË KAMPIN E URUGUAIT, PËRPLASJE MES LOJTARËVE DHE TRAJNERIT MARCELO BIELSA PARA SFIDËS ME SPANJËN

TENSION NË KAMPIN E URUGUAIT, PËRPLASJE MES LOJTARËVE DHE TRAJNERIT MARCELO BIELSA PARA SFIDËS ME SPANJËN

Në kampin e Uruguait raportohet se ka pasur tensione mes lojtarëve dhe trajnerit Marcelo Bielsa në prag të supersfidës ndaj Spanjës, ndeshjes së fundit në grupin H të Kupës së Botës.

Sipas “El Espectador”, një grup lojtarësh të përbërë nga Sergio Rochet, Manuel Ugarte, Rodrigo Bentancur dhe Federico Valverde kanë kërkuar një takim privat me trajnerin, ku i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën e përgatitjes së ekipit dhe strategjinë për ndeshjen kundër Spanjës.

Raportohet se lojtarët kanë ngritur shqetësime për intensitetin e lartë të seancave stërvitore, duke theksuar se disa prej tyre kanë shkaktuar edhe dëmtime te bashkëlojtarët. Sipas tyre, ndaj Spanjës duhet ndjekur një qasje më e kujdesshme, me bllok të ulët dhe kundërsulme, përballë skuadrës së drejtuar nga Luis de la Fuente.

Në përgjigje të situatës, Bielsa ka zhvilluar një takim me të gjithë ekipin, ku ka diskutuar hapur mbi çështjet e ngritura. Sipas raportimeve, ai ka përmendur gjithashtu pakënaqësi të tjera të brendshme, përfshirë edhe qëndrime të disa lojtarëve që do të kishin preferuar largimin e tij, si dhe mungesën e përfshirjes së emrave si Luis Suárez dhe Nahitan Nández në listën e skuadrës.

“El Espectador” raporton se Bielsa ka theksuar se ndaj Spanjës duhet luajtur “si një pasqyrë”, duke nënkuptuar një përballje të drejtpërdrejtë dhe të barabartë në stil loje, ndërsa ka shtuar se disa prej lojtarëve të dëmtuar që kanë qenë pjesë e skuadrës janë njëkohësisht edhe mbështetësit e tij më të fortë në ekip.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *