AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN E KOMBIT, NJË KËMBËSOR NGA KOSOVA PËRPLASET PËR VDEKJE

AKSIDENT TRAGJIK NË RRUGËN E KOMBIT, NJË KËMBËSOR NGA KOSOVA PËRPLASET PËR VDEKJE

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Rrëshen–Reps, në Rrugën e Kombit, ku një shtetas nga Kosova ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, e identifikuar si Kujtim Aliu, sapo kishte zbritur nga një autobus dhe ka tentuar të kalojë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është goditur nga një makinë në lëvizje.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa grupi hetimor pritet të përcaktojë edhe shkaqet e ngjarjes tragjike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *