Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazment Oketa, është thirrur si dëshmitar në GJKKO në kuadër të çështjes së njohur si “Partizani”.
Seanca gjyqësore ka nisur në orën 10:00, ndërsa dëshmia e Oketës lidhet me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në periudhën kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.
Në këtë dosje, ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij është caktuar masa “detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK.
Pak ditë më parë, në të njëjtën çështje është thirrur për të dëshmuar edhe ish-ministri Ylli Pango, si pjesë e hetimeve që vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të privatizimit.
Hetimet për dosjen “Partizani” vijojnë në GJKKO, ndërsa dëshmitë e ish-zyrtarëve po konsiderohen të rëndësishme për ecurinë e procesit.

