BALLA REAGON ME VIDEO NGA DRONI/ “SOT NË PROTESTË NUK ISHTE MË QYTETARIA E BUKUR E BULEVARDIT TË FLAMINGOVE”

BALLA REAGON ME VIDEO NGA DRONI/ “SOT NË PROTESTË NUK ISHTE MË QYTETARIA E BUKUR E BULEVARDIT TË FLAMINGOVE”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar në Facebook një video të xhiruar me dron, ku komenton protestën e zhvilluar në Tiranë.

Në reagimin e tij, Balla shprehet se “sot në protestë nuk është më qytetaria e bukur e bulevardit të flamingove”, duke shtuar se pjesëmarrja nuk ka qenë e lartë.

“Megjithë përpjekjen e bufit të kënetës së SHQUP-it, zogjtë e dalë nga vezët e tij Tiku&Goni, bashkë me ta Qorri apo ndonjë mbetje tjetër politike, të gjithë së bashku nuk mblodhën dot sot në Tiranë aq njerëz sa të paktën për një mandat parlamentar”, shkruhet në postimin e tij.

Balla thekson gjithashtu se, sipas tij, një pjesë e protestuesve janë distancuar nga aktet e dhunës dhe nga “uzurpatorët e protestës”.

“Po vjen koha e dialogut me qytetarinë e bukur të bulevardit të flamingove, ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar, nga shqetësimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin publik”, vijon reagimi i tij.

Deklarata e tij vjen në vijim të protestave të fundit në kryeqytet dhe debatit politik të ndezur rreth tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *