AMBASADA E SHBA NË TIRANË PARALAJMËRON QYTETARËT/ SHMANGNI PROTESTAT, SITUATA MUND TË NDRYSHOJË SHPEJT

AMBASADA E SHBA NË TIRANË PARALAJMËRON QYTETARËT/ SHMANGNI PROTESTAT, SITUATA MUND TË NDRYSHOJË SHPEJT

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin demonstratat dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë personale.

Në njoftimin zyrtar, ambasada thekson se protestat e përnatshme po vijojnë përpara godinës së Kryeministrisë, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, mes sheshit “Nënë Tereza” dhe sheshit “Skënderbej”.

Po ashtu, ambasada paralajmëron se protesta të tjera mund të zhvillohen edhe në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera të vendit. Sipas saj, edhe pse tubimet shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt dhe të përhapet në zona të tjera pranë institucioneve shtetërore.

Autoritetet amerikane vënë në dukje mundësinë e pranisë së shtuar të policisë, bllokimeve të rrugëve dhe devijimeve të qarkullimit, si dhe vështirësive në trafik gjatë zhvillimit të protestave.

Në këto kushte, ambasada këshillon qytetarët amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në demonstrata, të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth, të ndjekin informacionet nga mediat lokale dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese.

Gjithashtu, rekomandohet që qytetarët të kenë një plan emergjence, të kufizojnë shpërqendrimet në vende publike dhe të ruajnë një profil të ulët gjatë lëvizjeve në zonat ku zhvillohen protestat.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *