ASSOCIATED PRESS/ PROTESTA NË TIRANË PËRSHKALLËZOHET, PËRPLASJE MES QYTETARËVE DHE POLICISË PARA KUVENDIT

ASSOCIATED PRESS/ PROTESTA NË TIRANË PËRSHKALLËZOHET, PËRPLASJE MES QYTETARËVE DHE POLICISË PARA KUVENDIT

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) i ka kushtuar vëmendje protestës së fundit të zhvilluar në Tiranë, ku tubimi para Kuvendit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, në kuadër të demonstratave që kanë vijuar prej më shumë se një muaji.

Sipas raportimit të AP-së, protestat e quajtura nga organizatorët si “Revolucioni i Flamingove” nisën fillimisht si një reagim kundër projektit të zhvillimit turistik në Lagunën e Nartës. Kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin që ndërtimi i resortit mund të ketë mbi habitatet e shpendëve shtegtarë dhe ekosistemin e zonës.

Për javë me radhë, mijëra qytetarë kanë protestuar duke përdorur bilbila dhe figura kartoni të flamingove si simbol të lëvizjes së tyre. Megjithatë, sipas AP-së, me kalimin e kohës protestat kanë marrë një dimension më të gjerë politik, duke u kthyer në manifestime kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës së fundit, qindra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke artikuluar slogane kundër qeverisë.

Situata u tensionua pasi protestuesit hodhën gurë, vezë, shishe plastike dhe sende të tjera drejt efektivëve të policisë. Për shpërndarjen e turmës, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, spraj piper dhe autobotë me ujë, ndërsa përplasjet sollën të lënduar dhe persona të shoqëruar.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mbrojtur projektin në Lagunën e Nartës, duke argumentuar se ai do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit, do të tërheqë turizëm me vlerë të lartë dhe do të kontribuojë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *