ARRESTOHET NË ITALI NJË 21-VJEÇAR SHQIPTAR, I DYSHUAR PËR TRAFIK DROGE NË PADOVA

ARRESTOHET NË ITALI NJË 21-VJEÇAR SHQIPTAR, I DYSHUAR PËR TRAFIK DROGE NË PADOVA

Policia italiane ka arrestuar në Padova një të ri shqiptar, 21 vjeç, i dyshuar për përfshirje në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, i riu, banues në provincën e Breshias dhe i skeduar më parë, u ndalua pas një operacioni të koordinuar nga karabinierët, të cilët kishin ngritur postblloqe dhe grupe ndjekjeje pas informacioneve për një automjet të dyshimtë të marrë me qira në Lombardi.

Operacioni kulmoi në Via Principe Amedeo në Este, ku efektivët ndërhynë në momentin kur i dyshuari po i shiste një dozë kokaine një 31-vjeçari vendas.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën edhe 12 doza të tjera kokaine, si dhe një sasi parash në cash. Hetimet u zgjeruan më pas në një banesë në Sant’Elena, me ndihmën e njësisë së qenve, ku u sekuestrua një sasi më e madhe droge e ndarë në rreth 360 doza, si dhe 3,365 euro të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.

I riu u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorisë, u dërgua në burgun e Rovigos, ndërsa hetimet vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *