GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN, RRËZOHET AKUZA E SPAK

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN, RRËZOHET AKUZA E SPAK

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila ishte marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila në arsyetimin e saj theksoi se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk u provua që Bufi të kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Majlinda Bufi është hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë gjatë gjithë procesit. Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg, i cili në rast të gjykimit të shkurtuar do të reduktohej në 1 vit burg, si dhe pezullimin e ekzekutimit të dënimit me vendosjen në shërbim prove për dy vite.

Megjithatë, GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë dhe shpalljen e pafajësisë për kryebashkiaken e Roskovecit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *