TENSIONE PARA KUVENDIT, PROTESTUESJA QËLLON ME MIELL MAKINËN E NIKO PELESHIT

TENSIONE PARA KUVENDIT, PROTESTUESJA QËLLON ME MIELL MAKINËN E NIKO PELESHIT

Situata ka nisur të tensionohet përpara Kuvendit ende pa shënuar ora 10:00, ndërsa në zonë kanë mbërritur protestuesit e parë të mobilizimit të radhës kundër qeverisë.

Masat e sigurisë janë të shtuara, me gardh metalik, mjete të blinduara dhe autobotë uji të vendosur pranë godinës së Parlamentit, në pritje të zhvillimit të seancës plenare.

Një incident është regjistruar në momentin kur në ambientet e jashtme të Kuvendit ka mbërritur automjeti i Kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi. Sipas pamjeve nga vendngjarja, një protestuese ka hedhur miell në drejtim të automjetit të tij.

Ngjarja ka shkaktuar reagime mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa situata në zonën përreth Kuvendit vijon të monitorohet nga efektivët e policisë.

Vijon…

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *