PESË DEPUTETË JASHTË KRYESISË SË PD-SË, MES TYRE EDHE “DEPUTETI I POPULLIT”

PESË DEPUTETË JASHTË KRYESISË SË PD-SË, MES TYRE EDHE “DEPUTETI I POPULLIT”

Pesë deputetë të Partisë Demokratike nuk arritën të zgjidhen mes anëtarëve më të votuar për Kryesinë e re të partisë. Bëhet fjalë për Arjan Ndojën, Edi Palokën, Gent Strazimirin, Fidel Krekën dhe Luan Baçin, të cilët mbetën jashtë forumit drejtues pas votimit në Këshillin Kombëtar.

Mes emrave që tërheqin më shumë vëmendje është ai i Fidel Krekës, i cili gjatë muajve të fundit është vetë identifikuar shpesh si “deputeti i popullit”. Rezultati i votimit shihet nga disa zëra brenda demokratëve si një sinjal i qartë i rënies së mbështetjes së tij në strukturat e partisë.

Sipas kritikëve të tij, moszgjedhja në Kryesi përbën një goditje politike dhe një tregues se pesha e tij brenda Partisë Demokratike mbetet e kufizuar, me vetëm 19 vota të fituara, pavarësisht retorikës publike. Ata e interpretojnë këtë zhvillim si një mesazh se përfaqësimi politik duhet të matet me mbështetjen reale në parti dhe jo vetëm me prezencën në rrjetet sociale apo në diskursin publik.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rezultati i votimit do të ndikojë në pozicionin e Fidel Krekës brenda PD-së dhe në raportet e tij me drejtimin e partisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *