Mes emocioneve të Kupës së Botës dhe ditëve të pushimeve verore, Qeqa Krelani vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në rrjetet sociale.
Gazetarja sportive nga Kosova ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj.
Së fundmi, Krelani ka publikuar një fotografi me bikini nga pushimet, duke u shfaqur në formë të mirë fizike dhe duke marrë reagime të shumta nga ndjekësit e saj.
Prezantuesja sportive mbetet një nga figurat më të ndjekura të medias sportive shqiptare, ndërsa postimet e saj vazhdojnë të ngjallin interes të madh në rrjetet sociale.

