PROTESTUESIT DORËZOJNË SOT NË SPAK LIBRIN “ALBANIAN FILES”, NË MBRËMJE PROTESTA E 32-TË KUNDËR RAMËS

PROTESTUESIT DORËZOJNË SOT NË SPAK LIBRIN “ALBANIAN FILES”, NË MBRËMJE PROTESTA E 32-TË KUNDËR RAMËS

Qytetarët kanë njoftuar se sot, në orën 10:00, do të mblidhen para selisë së SPAK, ku do të dorëzohet libri “Albanian Files”, i firmosur nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar një ditë më parë në shesh.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa është bërë e ditur se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, në orën 19:00, në Tiranë do të zhvillohet protesta e përditshme kundër qeverisë, e cila shënon edicionin e saj të 32-të radhazi. Organizatorët theksojnë se protestat po vazhdojnë pa ndërprerje, me mesazhin që e konsiderojnë të qartë: largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i qeverisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *