MEKSIKA SHKËLQEN NDAJ EKUADORIT DHE SIGURON ÇEREKFINALEN, THYEN NJË PRITJE 40-VJEÇARE

MEKSIKA SHKËLQEN NDAJ EKUADORIT DHE SIGURON ÇEREKFINALEN, THYEN NJË PRITJE 40-VJEÇARE

Meksika ka siguruar kualifikimin në fazën e 16 më të mirave të Kupës së Botës FIFA 2026, pasi mposhti Ekuadorin me rezultatin 2-0 në një paraqitje bindëse.

Skuadra meksikane zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të me anë të Kuinones, ndërsa Himenez dyfishoi shifrat në minutën e 31-të, duke i dhënë ekipit të drejtuar nga Javier Aguirre një avantazh të sigurt që u ruajt deri në fund.

Situata për Ekuadorin u vështirësua edhe më shumë në minutat shtesë, kur Hinkapie u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Ky sukses përfaqëson fitoren e parë të Meksikës në fazën eliminatore të një Kupe Bote pas 40 vitesh, një arritje historike për një prej vendeve organizatore të turneut.

Meksika ka qenë ndër skuadrat më mbresëlënëse të kompeticionit, duke regjistruar katër fitore në po aq ndeshje. Në fazën e grupeve ajo triumfoi ndaj Afrikës së Jugut, Koresë së Jugut dhe Çekisë, ndërsa ndaj Ekuadorit konfirmoi edhe një herë potencialin e saj.

Ekipi i Aguirre është dalluar për organizimin e fortë në mbrojtje, disiplinën taktike dhe aftësinë për të gjetur golin nga lojtarë të ndryshëm, duke u shndërruar në një nga surprizat më të këndshme të Kupës së Botës 2026 dhe një pretendent serioz për të avancuar më tej në turne.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *