APELI SHPALL TË PAFAJSHËM REDION HYSËN PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA

APELI SHPALL TË PAFAJSHËM REDION HYSËN PËR VRASJEN E ISH-EFEKTIVIT XHULIO PRELA

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Redion Hysa, i cili akuzohej nga prokuroria për përfshirje në vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Xhulio Prela.

Çështja ishte hetuar më herët dhe kishte marrë vëmendje mediatike, përfshirë edhe emisionin investigativ Në shënjestër, i cili ka trajtuar rrethanat e ngjarjes dhe pistat e mundshme të hetimit.

Sipas dosjes hetimore, prokuroria kishte ngritur dyshime se vrasja mund të ishte kryer nga Brilant Martinaj, i cili më vonë u ekzekutua në zonën e mbikalimit të Fushë-Krujës.

Vendimi i Apelit vjen pas shqyrtimit të provave dhe materialeve hetimore, duke e liruar nga akuzat të pandehurin Hysa.

Hetimet për ngjarjen vijojnë në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe identifikimit të autorëve të mundshëm.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *