Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 57/2026 “Për dhënie amnistie”, duke hapur rrugën për lirimin dhe uljen e dënimit të qindra të burgosurve në të gjithë vendin.
Sipas vendimit, 466 persona do të lirohen menjëherë nga burgjet, mes tyre 11 gra dhe 1 i mitur. Ndërkohë, 869 të dënuar të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit, ku përfshihen edhe 8 gra dhe 1 i mitur.
Krahas ligjit për amnistinë, Presidenti Begaj ka dekretuar gjithashtu ligjin nr. 59/2026 “Për sektorin e energjisë elektrike” si dhe ligjin nr. 60/2026 “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
Vendimi për amnistinë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në sistemin penitenciar, ndërsa autoritetet do të vijojnë procedurat për zbatimin e tij në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

