Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së hënë, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, deri në orët e mesditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të pasdites priten kthjellime të shoqëruara me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet detare dhe pushimet në bregdet.

