TELEFON I DYSHUAR I GJETUR NË BURG, DYSHOHET SE I PËRKET AZGAN MËRNICËS; ÇËSHTJA NË HETIM NGA SPAK

TELEFON I DYSHUAR I GJETUR NË BURG, DYSHOHET SE I PËRKET AZGAN MËRNICËS; ÇËSHTJA NË HETIM NGA SPAK

Një telefon celular është gjetur gjatë kontrolleve blic të Policisë së Burgjeve dhe më pas i është dërguar për ekspertizë dhe këqyrje SPAK, sipas burimeve zyrtare.

Dyshohet se aparati i përket Azgan Mërnicës, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 35 vite burg për vrasjen e oficerit Novruz Cenalia në Fier. Mërnica më herët është dënuar fillimisht edhe me burgim të përjetshëm, ndërsa çështja e tij ka qenë objekt diskutimesh publike dhe reagimesh institucionale.

Sipas burimeve, gjatë kontrolleve ai ka mohuar që telefoni t’i përkasë, por dyshimet mbeten se pajisja mund të jetë përdorur prej tij. Ndërkohë, Agjencia AMSEVP në Ministrinë e Drejtësisë ka nisur verifikimet për rastin.

Në kontrollet e ushtruara në sektorin 3, kati i dytë të godinës së paraburgimit, forcat operacionale nuk kanë konstatuar sende të ndaluara, megjithatë në një zonë pranë regjimit të brendshëm janë gjetur dy telefona celularë dhe një kabllo karikimi pa autor të identifikuar.

Jozyrtarisht, oficerë të sigurisë kanë deklaruar se një nga aparatet dyshohet të jetë hedhur nga qelia ku mbahet Mërnica, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *