DUPLANTIS I JEP FUND BEQARISË, KAMPIONI OLIMPIK MARTOHET ME DESIRE INGLANDER NË RIVIERËN FRANCEZE

DUPLANTIS I JEP FUND BEQARISË, KAMPIONI OLIMPIK MARTOHET ME DESIRE INGLANDER NË RIVIERËN FRANCEZE

Ylli suedez i kërcimit me shkop, Armand Duplantis, ka kurorëzuar lidhjen e tij shumëvjeçare duke u martuar me partneren e tij, Desire Inglander.

Ceremonia martesore është zhvilluar disa ditë më parë në një kështjellë elegante në Rivierën Franceze, në Bregun e Kaltër, në një atmosferë private dhe festive. Desire Inglander, 25 vjeçe, është modele dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale.

Çifti ka qenë së bashku prej disa vitesh dhe vendosi të zyrtarizojë marrëdhënien pas një periudhe të gjatë lidhjeje.

Duplantis konsiderohet një nga figurat më të mëdha të atletikës moderne. Ai ka vendosur 15 rekorde botërore në kërcimin me shkop dhe ka fituar dy medalje të arta olimpike, si edhe tre tituj botërorë, duke dominuar disiplinën e tij në mënyrë të vazhdueshme.

Vetëm pak kohë më parë, pas një serie prej tre vitesh pa humbje, ai pësoi një disfatë të rrallë në një garë të zhvilluar në Suedi. Megjithatë, kampioni suedez mbetet një nga emrat më të suksesshëm dhe më dominues në historinë e këtij sporti.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *