ULEN SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE NË SHQIPËRI, NAFTA ZBRET NË 176 LEKË/LITRI

ULEN SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE NË SHQIPËRI, NAFTA ZBRET NË 176 LEKË/LITRI

Bordi i Transparencës ka vendosur sot një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 176 lekë për litër, duke shënuar një ulje prej 4 lekësh krahasuar me një ditë më parë. Çmimi i naftës me shumicë është përcaktuar në 164 lekë/litër.

Edhe benzina ka pësuar ulje, duke u vendosur në 166 lekë/litër me pakicë, ndërsa me shumicë në 154 lekë/litër.

Me këto ndryshime, çmimi i naftës kthehet në nivele të ngjashme me periudhën para 28 shkurtit, kur nisi operacioni amerikano-izraelit në Iran.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *