GJKKO RRËZON KËRKESAT E ERION VELIAJT, SHTYHET SEANCA PËR 23 QERSHOR

GJKKO RRËZON KËRKESAT E ERION VELIAJT, SHTYHET SEANCA PËR 23 QERSHOR

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një sërë kërkesash të paraqitura nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, në procesin gjyqësor ku ai po gjykohet së bashku me 18 të pandehur të tjerë, përfshirë edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Kërkesat u paraqitën nga avokati Plarent Ndreca dhe përfshinin, ndër të tjera, lejimin e transmetimit live të seancave, heqjen e masës së sigurimit në sallën e gjyqit (kafazit), si dhe ndryshimin e ritmit të zhvillimit të seancave gjyqësore.

Veliaj nuk u paraqit në seancë, duke argumentuar se nuk po i respektohej e drejta për të marrë pjesë si person i lirë në proces.

Prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado kërkuan rrëzimin e kërkesave, duke i cilësuar ato të pabazuara ose të përsëritura.

Pas shqyrtimit, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesat për transmetim live, për ndryshimin e kushteve të qëndrimit në sallë dhe për shtyrjen e seancave në një herë në dy javë. Gjykata gjithashtu shtyu seancën e radhës për datën 23 qershor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes së një prej të pandehurve për t’u njohur me aktet e dosjes.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *