Një pikë karburanti në Krujë është grabitur gjatë natës nën kërcënimin e armës, ndërsa policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur ata në kërkim.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë përdorur një armë gjahu tip çifte për të kërcënuar punonjësin e karburantit dhe i kanë marrë xhiron ditore prej rreth 20 mijë lekësh të rinj.
Hetimet bëjnë me dije se autorët kanë lëvizur në këmbë për të kryer grabitjen dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.
Policia po vijon punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

