ZJARR NË NJË APARTAMENT NË LUNGOMARE TË VLORËS, NUK KA TË LËNDUAR

ZJARR NË NJË APARTAMENT NË LUNGOMARE TË VLORËS, NUK KA TË LËNDUAR

Një zjarr ka rënë në katin e nëntë të një pallati në zonën e Lungomares në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një apartament.

Sipas informacioneve paraprake, banesa është në pronësi të shtetasit italian Davide Dondi. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej asnjë person brenda, duke shmangur kështu rrezikun për jetë njerëzish.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete të shërbimit zjarrfikës (MZSH), të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve pas ndërhyrjes së shpejtë.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *