DY KOLUMBIANE ARRESTOHEN NË FIER PËR PROSTITUCION, SEKUESTROHEN PARA DHE 6 TELEFONA

DY KOLUMBIANE ARRESTOHEN NË FIER PËR PROSTITUCION, SEKUESTROHEN PARA DHE 6 TELEFONA

Dy shtetase kolumbiane, të moshës 20 dhe 31 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Fierit, nën dyshimet për ushtrim prostitucioni.

Sipas njoftimit paraprak, të rejat nga Amerika e Jugut kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit, ku dyshohet se kryenin aktivitetin e paligjshëm.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar para që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, si dhe 6 telefona celularë që do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *