VANDA NARA “NDEZ” RRJETIN, POSTON FOTO PROVOKUESE NË PRAG TË DEBUTIMIT TË ARGJENTINËS

VANDA NARA “NDEZ” RRJETIN, POSTON FOTO PROVOKUESE NË PRAG TË DEBUTIMIT TË ARGJENTINËS

Vanda Nara ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa postime që nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Modelja dhe moderatorja argjentinase, në pritje të debutimit të kampionëve të botës, ka ndarë në profilin e saj në “Instagram” disa imazhe provokuese, të cilat kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Në fotot e publikuara, Vanda shfaqet me një stil mjaft të guximshëm, duke vënë në pah format e saj dhe duke dëshmuar se vazhdon të jetë në një formë të shkëlqyer fizike. Postimet e saj kanë grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.

E njohur për aftësinë për të tërhequr vëmendjen si me jetën e saj personale, ashtu edhe me aktivitetin në rrjetet sociale, Vanda Nara ka arritur edhe një herë të bëhet kryefjalë e mediave rozë, duke ndezur diskutime të shumta mes fansave të saj.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *