KORÇË/ 4-VJEÇARI BIE NGA KATI I DYTË I BANESËS, NISET DREJT TIRANËS NË GJENDJE TË RËNDË

KORÇË/ 4-VJEÇARI BIE NGA KATI I DYTË I BANESËS, NISET DREJT TIRANËS NË GJENDJE TË RËNDË

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun e Korçës, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, ndërsa si pasojë e rënies i mituri ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, 4-vjeçari është transportuar me urgjencë në reanimacionin e pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore nga stafi shëndetësor.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, është vendosur transferimi i fëmijës drejt Tiranës.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. Gjendja e të miturit raportohet serioze, ndërsa pritet një informacion më i detajuar nga autoritetet shëndetësore dhe policore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *