GJKKO DËNON 13 TË PANDEHUR PËR ORGANIZATË TERRORISTE, DERI NË 10 VITE BURG PËR VËLLEZËRIT KACA

GJKKO DËNON 13 TË PANDEHUR PËR ORGANIZATË TERRORISTE, DERI NË 10 VITE BURG PËR VËLLEZËRIT KACA

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 13 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe, për disa prej tyre, edhe për përfshirje në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Vendimi u dha të enjten, më 11 qershor 2026, pas përfundimit të gjykimit të zhvilluar me procedurë të zakonshme nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Irena Gjoka, Elsa Ulliri dhe Bib Ndreca.

Sipas vendimit të gjykatës, Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan secili me nga 10 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, me bashkim dënimesh.

Ndërkohë, Enes Kaca u dënua me 5 vite burgim, duke përfituar nga statusi i të miturit në kohën e kryerjes së veprës. Po ashtu, Bajram Sulaj, Arbër Stafasani, Etion Zani dhe Erion Luto u dënuan secili me nga 9 vite burgim.

Për të pandehurit e tjerë, gjykata caktoi dënime që variojnë nga 4 deri në 8 vite burg, në varësi të rolit dhe përgjegjësisë penale të secilit në çështje.

GJKKO vendosi që dënimet të vuahen në burgje të sigurisë së lartë, ndërsa ngarkoi SPAK-un me ekzekutimin e vendimit. Të dënuarit kanë të drejtë të ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *