Diaspora shqiptare në Holandë është bërë pjesë e protestave që po zhvillohen në Tiranë, duke organizuar një tubim në Hagë me këngë dhe thirrje patriotike.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri.
Sipas organizatorëve, shqiptarë në vende të ndryshme të botës po bashkohen në këto lëvizje, me kërkesën për një klasë politike të re, të pa përfshirë në korrupsion dhe për formimin e një qeverie teknike.
Ndërkohë, protesta e sotme në Tiranë shënon ditën e 11-të të vijimit të saj, me pjesëmarrje të vazhdueshme të qytetarëve dhe organizimeve të ndryshme në kryeqytet dhe jashtë vendit.
