Anësori i Kombëtarja e Shqipërisë, Arbër Hoxha, ka lënë pas zhgënjimin e dy ndeshjeve të fundit me kuqezinjtë, duke kaluar në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale.
Sulmuesi ka kurorëzuar dashurinë me Djellza Kadriajn, duke u martuar këtë fundjavë në një ceremoni festive ku nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar.
Në dasmë ishin të pranishëm edhe disa nga bashkëlojtarët e tij në Kombëtare, mes tyre Elseid Hysaj, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja, të cilët u panë duke festuar së bashku me dhëndrin.
Mes të ftuarve binte në sy edhe prania e presidentit të Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, i cili u pa duke marrë pjesë në festë dhe duke kërcyer mes lojtarëve.
Ceremonia u shndërrua në një festë të madhe ku u kombinuan momentet familjare me praninë e figurave të njohura të sportit shqiptar.
