AKSK PARALAJMËRON QYTETARËT/ KUJDES NGA SMS-TË MASHTRUESE PËR GJOBA TRAFIKU, SYNOJNË VJEDHJEN E TË DHËNAVE BANKARE

AKSK PARALAJMËRON QYTETARËT/ KUJDES NGA SMS-TË MASHTRUESE PËR GJOBA TRAFIKU, SYNOJNË VJEDHJEN E TË DHËNAVE BANKARE

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një fushatë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve.

Sipas AKSK-së, mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme, të ndërtuara për të imituar platformën zyrtare e-albania. Qëllimi i këtyre faqeve është mbledhja e kredencialeve të hyrjes, të dhënave personale dhe informacioneve bankare.

Autoriteti bën me dije se ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar rastin pranë strukturave përgjegjëse.

“AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës për marrjen e masave përkatëse të bllokimit”, thuhet në njoftim.

Për të shmangur rënien pre e këtij mashtrimi, AKSK këshillon qytetarët:

  • Mos klikoni në lidhje të dyshimta që vijnë përmes SMS-ve ose email-eve të panjohura.
  • Mos ndani të dhëna personale, fjalëkalime apo informacione bankare.
  • Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni.
  • Përdorni vetëm kanalet zyrtare për kontrollin dhe pagesën e detyrimeve.
  • Në rast se dyshoni se keni dhënë të dhëna në një faqe mashtruese, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin pranë autoriteteve kompetente.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve që krijojnë urgjencë për pagesa apo penalitete, pasi këto janë ndër format më të zakonshme të mashtrimeve kibernetike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *