REVOLTA PËR ZVËRNECIN KALON KUFIJTË, DIASPORA SHQIPTARE PARALAJMËRON PROTESTA NË PESË KRYEQYTETE EUROPIANE

REVOLTA PËR ZVËRNECIN KALON KUFIJTË, DIASPORA SHQIPTARE PARALAJMËRON PROTESTA NË PESË KRYEQYTETE EUROPIANE

Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në zonën e Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës po merr përmasa ndërkombëtare. Shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës kanë paralajmëruar protesta dhe tubime sensibilizuese në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e kësaj zone të mbrojtur natyrore.

Sipas njoftimeve të shpërndara në rrjetet sociale, protesta dhe aktivitete sensibilizuese pritet të zhvillohen në Londër, Madrid, Vjenë, Stokholm dhe Hagë, sipas një kalendari të organizuar nga aktivistë dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.

Protestuesit shprehen të shqetësuar për ndikimin që projekti mund të ketë mbi ekosistemin e zonës, duke e konsideruar Lagunën e Nartës një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë. Ata kërkojnë transparencë të plotë mbi planet e zhvillimit në territor dhe garanci për mbrojtjen e biodiversitetit, veçanërisht të habitateve të shpendëve ujorë, përfshirë flamingot që janë kthyer në simbol të lagunës.

Aktivistët akuzojnë institucionet shtetërore për mungesë transparence lidhur me projektin, ndërsa kërkojnë që çdo vendimmarrje të bëhet publike dhe në përputhje me standardet e mbrojtjes së mjedisit.

Mobilizimi i diasporës vjen në një moment kur protestat kundër projektit po vijojnë prej disa ditësh në Tirana, si edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlora dhe Durrësi, ku qytetarët dhe organizatat mjedisore kanë kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve që, sipas tyre, rrezikojnë integritetin e një prej zonave më të rëndësishme ekologjike në Shqipëri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *