Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Siç shihet nga pamjet, Karçanaj ka mbërritur e vetme në ambientet e SPAK-ut, ku është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjen e njohur si skandali i AKSHI-t.
Ish-zyrtarja nuk ka dhënë deklarata për mediat para hyrjes në institucion, ndërsa paraqitja e saj vjen në vijim të detyrimeve të përcaktuara nga masa e sigurisë.
Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e SPAK-ut, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike detaje të reja lidhur me ecurinë e procedimit penal.
