KORÇË/ PLAGOSJA ME THIKË NË MORAVË, ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR

KORÇË/ PLAGOSJA ME THIKË NË MORAVË, ARRESTOHET AUTORI I DYSHUAR

Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e së dielës Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

Sipas burimeve policore, i riu mbeti i plagosur në pjesën e barkut, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin e dyshuar dhe nisi kërkimet për kapjen e tij.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes. Në momentin e arrestimit, ai ndodhej në gjendje të dehur, çka bëri që fillimisht të transportohej në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Lidhur me motivet e konfliktit, 23-vjeçari i plagosur ka deklaruar para hetuesve se autori i dyshuar i kishte një shumë parash borxh. Sipas dëshmisë së tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre është përshkallëzuar fillimisht në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e një mjeti prerës.

Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të personave të përfshirë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *