“RIPËRTËRITJA”, NJË KONCEPT NEOKOMUNIST SIPAS SALI BERISHËS. FAKTI NEWS E SFIDON PËR HERË TË DYTË.

“RIPËRTËRITJA”, NJË KONCEPT NEOKOMUNIST SIPAS SALI BERISHËS. FAKTI NEWS E SFIDON PËR HERË TË DYTË.

Termi “ripërtëritje”, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, nënkupton “i jap përsëri forca të reja e gjallëri, e bëj përsëri si të ri; përtërij, ringjall”. Por mënyra se si është përdorur ky koncept në riorganizimin e fundit të Partisë Demokratike ngre pyetje mbi përmbajtjen reale të tij në praktikë.

Në këtë kontekst lindin disa pyetje thelbësore: Cilat janë forcat e reja të përfshira? Çfarë është ndryshuar realisht? Dhe kë përfaqëson kjo “ripërtëritje” në strukturat e reja drejtuese?

Në vend të një rinovimi të plotë, lista e re e Këshillit Kombëtar duket se përfshin një numër të konsiderueshëm figurash të vjetra politike dhe administrative, të cilat kanë qenë aktive në periudha të mëparshme dhe që rikthehen sërish në vendimmarrje. Mes tyre renditen Adriana Gjonaj, Agron Kuliçaj, Andia Ulliri, Andrea Mano, Arben Ibroja, Ardian Turku, Asllan Dogjani, Aurel Bylykbashi, Avenir Peka, Bedri Hoxha, Çlirim Gjata, Dashnor Aliko, Edit Harxhi, Eleina Qirici, Gjok Vuksani, Ines Nurja, Kastriot Sulka dhe Lorenc Luka, të gjithë me një histori të mëparshme në poste qeveritare, parlamentare apo drejtuese lokale, të gjithë me karriera të ërrëta dhe të “dënuar” nga demokratët me votë.

Kjo përbërje ka shtuar debatet mbi faktin nëse bëhet fjalë për një ripërtëritje reale apo për rikthim të një “kaste të vjetër”, e cila është provuar në gara të shumta politike dhe është perceptuar si e konsumuar nga elektorati demokrat.

Në këtë kuadër, sfida e parë për Berishën është: çfarë kuptimi praktik ka “ripërtëritja” e deklaruar dhe sa përfaqëson ajo një ndryshim real në strukturën e Partisë Demokratike?

Ndërkohë, çështja mbi transparencën e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin Kombëtar mbetet ende pa përgjigje. Deri më tani nuk janë bërë publike dokumente, procesverbale apo akte zyrtare që të provojnë propozimet e ardhura nga degët e partisë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e funksionimit të brendshëm të procesit zgjedhor dhe duke legjitimuar atë çka Fakti News ka deklaruar më herët: Berisha gënjen për propozimin e emrave për Këshillin Kombëtar.

Fakti News këtu është ama jemi të bindur se Berisha nuk ka për të reaguar për asnjë nga sfidat. Ai e njeh të vërtetën, demokratët po ashtu. Nga ripërtëritje, Partia Demokratike kaloi në neo-komunizimin drejtues të Berishës deri në humbjen e rradhës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *