Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është prezantuar si një proces “ripërtëritjeje”, por lista e re e anëtarëve tregon një përzierje mes rikthimit të figurave të vjetra dhe përfshirjes së disa emrave të rinj nga pa peshë elektorale.
Në këtë listë bien në sy disa emra që vijnë nga politika, administrata dhe familje me histori në jetën publike, përfshirë reperin Stresi, djemtë e Azem Hajdarit dhe Sokol Olldashit, si dhe vajza e Bujar Nishanit.
Megjithatë, pjesa më e madhe e përbërjes së re lidhet me figura që kanë qenë aktive në periudha të mëparshme politike, kryesisht gjatë viteve të qeverisjes 2005-2013. Mes tyre janë Adriana Gjonaj, Avenir Peka, Edit Harxhi dhe Kastriot Sulka, të gjithë ish-zyrtarë të lartë në atë periudhë. Procesi i “ripërtëritjes” përfshin gjithashtu rikthimin e emrave si Agron Kuliçaj, ish-zëvendësdrejtor i policisë, Arben Ibroja, ish-drejtor i OSHEE-së, dhe Ines Nurja, ish-drejtoreshë e INSTAT-it, Andrea Mano, ish prefekt i Korçës, duke e mbushur Këshillin me figura të vjetra e të konsumuara.
Ndërkohë, disa figura të njohura të jetës publike dhe politike nuk janë më pjesë e këtij organi, përfshirë Bujar Kapexhiun, Robert Budinën, Julian Dedën, si dhe Arben Imamin, një nga themeluesit e Partisë Demokratike.
Kjo “ripërtëritje me ish-a/e” është shoqëruar edhe me zgjerimin e përfaqësimit nga diaspora, ku rreth 15% e anëtarëve do të vijnë nga jashtë vendit dhe do të përzgjidhen më vonë me propozim të kryetarit dhe miratim të Kryesisë.
Këshilli i ri Kombëtar pritet të zgjedhë javën e ardhshme strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe Kryesinë e re, duke finalizuar fazën e re të riorganizimit të partisë.
Konkretisht, fitues kanë dalë:
Adriana Gjonaj ish zv. ministre, ish deputete
Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë
Andia Ulliri ish deputete
Andrea Mano ish deputet, ish prefekt i Korçës
Arben Ibroja ish drejtor i OSHEE
Ardian Turku ish deputet
Asllan Dogjani ish deputet
Aurel Bylykbashi ish deputet
Avenir Peka ish zv.ministër
Bedri Hoxha ish deputet
Çlirim Gjata ish deputet, ish kryetar i KQZ
Dashnor Aliko, ish kryetar i komunës Lazarat
Edit Harxhi, ish zv. ministre e Jashtme
Eleina Qirici ish deputete
Gjok Vuksani ish deputet
Ines Nurja ish drejtoreshë e INSTAT
Kastriot Sulka ish zv.ministër i Punës
Lorenc Luka ish deputet, ish kryebashkiak i Shkodrës
