SPAK ZBARDH SKEMËN E VILËS NË QERRET, DËSHMIA E PRONARIT NË LETRA: NUK KAM QENË KURRË AS NË DURRËS

SPAK ZBARDH SKEMËN E VILËS NË QERRET, DËSHMIA E PRONARIT NË LETRA: NUK KAM QENË KURRË AS NË DURRËS

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur mekanizmin e dyshuar për fshehjen e pronësisë së një apartamenti luksoz dupleks në Qerret të Kavajës, i cili sipas hetimeve përdorej nga ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Sipas dosjes hetimore, personat që figurojnë në dokumentacionin e pronësisë, kanë kryer transaksionet bankare apo kanë firmosur aktet noteriale, rezultojnë të kenë lidhje me kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit.

Nga hetimet ka rezultuar se prona në Qerret ishte regjistruar në emër të shtetasit Ram Basha. Ky i fundit rezulton ta ketë blerë apartamentin nga Enxhiana Alimeta, punonjëse e kompanisë Soft & Solution.

SPAK ka marrë në pyetje si Ram Bashën ashtu edhe Enxhiana Alimetën, ndërsa nga dëshmitë e administruara krijohet dyshimi se ata janë përdorur si “prestanomë” për të fshehur pronësinë reale të pasurisë.

Veçanërisht domethënëse konsiderohet dëshmia e Ram Bashës, i cili ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Durrës dhe nuk ka asnjë dijeni konkrete për banesën që figuron në emrin e tij.

“Në lidhje me këtë kontratë, mbaj mend që e kam firmosur një kontratë për një banesë që më duket se është 100.7 m2, pasuri të cilën e kam blerë për vlerën 100.000 euro. Nuk e di as ku është noteri dhe as kush është shitësja dhe as se si e gjeta këtë banesë. As nuk kam qenë kurrë në këtë shtëpi dhe as nuk kam qenë asnjëherë në jetën time as në Durrës, jo më në Qerret”, ka deklaruar ai para prokurorëve.

Basha ka shtuar se paratë për blerjen e pronës i kishte marrë hua në para cash nga një person tjetër, por se nuk mban mend detaje të tjera mbi transaksionin apo procedurat e kryera.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *