Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se epidemia e virusit Ebola në Afrikë mund të përkeqësohet ndjeshëm përpara se situata të vihet nën kontroll.
Duke folur përmes një videokonference me ministrat afrikanë të shëndetësisë, kreu i Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi situatën si “jashtëzakonisht serioze dhe të vështirë”.
“Gjërat do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen”, deklaroi ai, duke theksuar se OBSH po intensifikon operacionet në zonat e prekura nga virusi.
Sipas tij, po bëhen përpjekje për dërgimin e pajisjeve mjekësore dhe materialeve ndihmëse në rajonet e prekura, si dhe për forcimin e masave parandaluese për të frenuar përhapjen e epidemisë.
Tedros theksoi gjithashtu rëndësinë e fitimit të besimit të komuniteteve lokale dhe izolimit të kontakteve të rasteve të dyshuara, si elementë kyç për kontrollin e situatës shëndetësore.
