DETAJE NGA AKSIDENTI I RËNDË NË VAQARR KU U PLAGOSEN 6 FËMIJË TË MITUR DHE NJË GRUA

DETAJE NGA AKSIDENTI I RËNDË NË VAQARR KU U PLAGOSEN 6 FËMIJË TË MITUR DHE NJË GRUA

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrës, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 fëmijë të mitur, të moshave nga 6 deri në 10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve. E dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe drejtuesja e mjetit ku ndodheshin fëmijët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *