Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku protagoniste është Kleofina Pnishi, bashkëshortja e mbrojtësit francez Benjamin Pavard.
Sipas mediave franceze, një grup prej pesë personash ka tentuar të futet në banesën e çiftit në Marsejë, me synimin për të grabitur sende me vlerë dhe para.
Hajdutët dyshohet se mendonin se banesa ishte bosh, por brenda ndodhej Kleofina Pnishi, e cila i ka pikasur menjëherë. Edhe pse e vetme në shtëpi, prania e saj ka mjaftuar që autorët të heqin dorë nga plani dhe të largohen me një automjet tip Mercedes.
Pas denoncimit nga modelja shqiptare, policia franceze mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në tentativën e grabitjes.
