TRAGJEDIA NË MAQEDONINË E VERIUT/ HUMB JETËN TENORI DHE DJALI I TIJ 20-VJEÇAR

TRAGJEDIA NË MAQEDONINË E VERIUT/ HUMB JETËN TENORI DHE DJALI I TIJ 20-VJEÇAR

Një ngjarje tragjike ka tronditur Maqedonia e Veriut, ku mes viktimave të aksidentit të rëndë mbeti edhe 51-vjeçari Riste Velkov, një nga emrat e njohur të skenës operistike në vend.

Nga aksidenti humbi jetën edhe djali i tij, Adami, 20 vjeç, i cili ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

Sipas raportimeve, në automjet ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë, po ashtu rreth 20 vjeç, të cilët fatkeqësisht humbën jetën në vendngjarje.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik që i mori jetën katër personave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *