Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur fillimisht një person që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është përfshirë edhe në një tjetër përplasje me një automjet që ndodhej përpara.
Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, përplasja rezulton të ketë qenë tepër e fortë.
Për pasojë, ka humbur jetën personi që udhëtonte me biçikletë, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Shkodrës.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
