Këngëtarja bullgare Dara, emri i vërtetë i së cilës është Darina Yotova, është shpallur fituese e Eurovision Song Contest 2026, duke i dhënë Bullgaria fitoren e saj të parë historike në këtë kompeticion.
Artistja 27-vjeçare triumfoi në finalen e madhe me këngën “Bangaranga”, duke rrëmbyer votat e publikut europian me një performancë energjike, vokal të fuqishëm dhe koreografi dinamike.
Performanca e saj u cilësua si një nga më të spikaturat e edicionit, duke u kthyer në një fenomen të komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat muzikore në të gjithë Europën.
Para finales, Dara kishte deklaruar për televizionin publik bullgar se nuk e priste fitoren. “Unë nuk pres asgjë. Dhe kur dhuratat më vijnë, thjesht i përqafoj. Jam shumë mirënjohëse,” ishte shprehur ajo pas gjysmëfinales.
Fitorja e saj shënon një moment historik për Bullgarinë në historinë e Eurovisionit, duke e vendosur artisten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
