SULMUESI SJELL TË ARDHURA TË REJA PËR PARTIZANIN PAS NGJITJES SË RACING SANTANDER NË LA LIGA

SULMUESI SJELL TË ARDHURA TË REJA PËR PARTIZANIN PAS NGJITJES SË RACING SANTANDER NË LA LIGA

Partizani ka përfituar një tjetër shumë të konsiderueshme nga transferimi i mesfushorit senegalez Maget Gueye, pas suksesit të Racing Santander në ngjitjen në La Liga.

Sipas raportimeve, klubi shqiptar ka marrë rreth 300 mijë euro shtesë si bonus i parashikuar në kontratën e transferimit, pas arritjes së objektivit të rikthimit në elitën e futbollit spanjoll brenda afatit të përcaktuar.

Partizani e kishte shitur Gueye-n në verën e vitit 2024 për rreth 500 mijë euro, ndërsa më herët kishte përfituar edhe 100 mijë euro bonus pas arritjes së “play-off”-it në sezonin e parë në Spanjë. Në total, të ardhurat nga kjo lëvizje kanë shkuar në rreth 900 mijë euro.

Mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e rëndësishme e sezonit të Racing Santander, i cili siguroi vendin e parë në La Liga 2 dhe rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Ai ka fituar gjithashtu rol titullari dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës edhe në La Liga në sezonin e ardhshëm.

Ky transferim po shihet si një nga shembujt më të suksesshëm të merkatos së Partizani në vitet e fundit, pas zbulimit të lojtarit në vitin 2021 dhe zhvillimit të tij në futbollin europian.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *