Tensione janë regjistruar në Air Albania Stadium pas përfundimit të ndeshjes mes Egnatia dhe Elbasani, e cila u mbyll me rezultatin 4-0 për rrogozhinasit.
Pas vërshëllimës finale janë raportuar përplasje mes tifozërive të dy skuadrave, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e policisë, e cila arriti të qetësojë situatën dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve.
Pamje të tilla rikthejnë futbollin shqiptar shumë vite pas dhe nuk i shkojnë përshtat sportit më të ndjekur në vend. Sfida Elbasani–Egnatia ishte e vlefshme për ndeshjen e dytë në Final Four.
