Një incident ajror është regjistruar në Idaho të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një bazë ajrore është mbyllur pas raportimeve për përplasjen e avionëve gjatë një shfaqjeje ajrore.
Ngjarja ndodhi në Mountain Home Air Force Base, e cila po organizonte aktivitetin ajror “Gunfighter Skies” në momentin e incidentit.
Autoritetet njoftuan se pas raportimit për “incident ajror”, ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet janë ende në vazhdim.
Sipas mediave lokale, dy avionë janë përplasur në ajër gjatë shfaqjes. Katër anëtarë të ekuipazhit kanë arritur të hidhen me parashutë para rrëzimit të avionëve.
