BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE

Bordi i Transparencës ka miratuar më 16 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas.

Sipas vendimit, çmimi i gazoilit me pakicë është caktuar jo më shumë se 202 lekë/litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Për benzinën, çmimi me pakicë është vendosur deri në 188 lekë/litër dhe me shumicë deri në 176 lekë/litër.

Çmimet kanë hyrë në fuqi në orën 13:00 të së njëjtës ditë dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së bordit. Autoritetet kanë paralajmëruar masa ndaj operatorëve që nuk zbatojnë vendimin, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim theksohet se institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në treg.

Sqarimi i vendimit lidhet edhe me Aktin Normativ nr. 1 të vitit 2026 për akcizat, ku përcaktohet se nëse çmimi kalon kufijtë e caktuar, aplikohet nivel i reduktuar i akcizës, ndërsa aktualisht çmimet mbeten nën atë prag dhe akciza vijon të zbatohet në nivelin e plotë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *