Real Madrid dhe portieri i saj kryesor Thibaut Courtois janë sërish në qendër të vëmendjes, pas zërave për një ofertë të majme nga Al Qadsiah.
Sipas raportimeve, klubi saudit i ka ofruar portierit belg një kontratë të rëndësishme, duke hapur diskutime për një largim të mundshëm nga La Liga.
Megjithatë, situata është komplikuar pas reagimit të bashkëshortes së tij, Mishel Gerzig, e cila sipas mediave ka lënë të kuptohet se një transferim në Arabinë Saudite mund të ndikojë edhe në jetën familjare të çiftit.
Ky reagim ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale dhe në mediat sportive, duke e bërë të ardhmen e Courtois një nga temat më të diskutuara në kampin madrilen.
